
Kur përmendet emri i Paulo Tramezanit, të gjithve u rikthehet një buzëqeshje në fytyre. Emri dhe figura e tij është shumë prezente në mendjet e të gjithë shqiptarëve, pasi në kohën që De Biazi drejtonte Shqipërinë, Tramezani ishte ndihmësi i tij. Tek Kombëtarja kuqezi, Paulo ishte gjithmonë mendja e fshehur e zgjidhjeve që mund të jepeshin gjatë sfidave të ndryshme.
Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Apoel Nikosia, ku që prej tetorit të vitit të shkuar drejton këtë ekip. Apoeli me në krye Tramezanin, ka korrur disa sukese, madje renditet e para në tabelën e klasifikimit. Italiani ka marrë një tjetër çmim personal në karrierën e tij, duke u zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit dhjetor në Qipro.
Menjëherë pas këtij vlerësimi, ai ka dhënë edhe një intervistë për mediat qipriote, duke u shprehur se ky çmim nuk është vetëm arritje personale, por edhe ndihmësave e lojtarëve të skuadrës së Apoelit
“Jam përballur me Qipron kur isha pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, kanë ndryshuar gjërat shumë shpejt e për mirë. Ky çmim nuk më përket vetëm mua, por edhe shumë të tjerëve, ndihmësat dhe lojtarët.
Kemi shumë sfida. Tani siç u them lojtarët e mi, duhet të shikojmë në çdo ndeshje si një finale më vete. Ne nuk fluturojmë, kemi këmbë në tokë. Sot kjo është e rëndësishme.
Jeta ime është shumë e lehtë këtu, kaloj kohë me familjen time të relaksuar në një restorant dhe kaloj shumë kohë në Archangelos. Është e rëndësishme që familja ime të jetë e lumtur”, u shpreh Tramezani në fjalimin e tij. /Shqiperia.ch/