
Gjithmonë mes një zhurme të madhe të krijuar, një pamje aspak e pëlqyeshme do të dalë në pah, si për të dalë nga të gjitha parashikimet e pritshmëritë. Ky është edhe rasti i De Biazit, njeriut që bëri historinë me Shqipërinë.
Pasi i dërgoi kuqezinjtë në Europian, shumëkush mendoi se trajneri italian do të arrinte majat edhe në aventurën e re, sa i përket drejtimit të një ekipi. Nuk shkoi kështu, pasi vetëm një karrierë e re numërohet e De Biazit larg Shqipërisë, madje edhe ajo që përfundoi pa nisur mirë.
Ai do të shkarkohej menjëherë nga spanjollët, ndërsa tashmë në rolin e analistit, vazhdon të jap mendime për çështje nga më të ndryshmet. Këtë herë për “RMC Sport”, rradhën e kishte çështja e Ikardit të Interit, me prapaskenën e Uanda Naras që fshihet pas.
“Le të tregojmë një pamje të mëshirshme në çështjen e Ikardit. U trajtuar shumë keq nga njeriu që e këshillonte lojtarin (referuar Uanda Naras), ndërsa e ka humbur mundësinë më shumë se njëherë, për ta qepur gojën. Ndonjëherë mundet të bësh edhe gabime, por më e rëndësishmja është të mos shkosh në greminë. Kapiteni edhe pse kishte prekur fundin, duhej që të shkonte në dhomat e zhveshjeve dhe të kërkonte falje, duke pranuar se kishte bërë gabime”, u shpreh De Biazi.
Ndërkohë që ndihmësi i tij te Shqipëria, Paolo Tramezani, njeriu që u vlerësua pak për atë arritje në Europian, dërgoi në zonën e Europës ekipe si Lugano dhe Sion që gjendeshin në fundin e renditjes. Ndërsa tashmë është duke luftuar në Qipro për titullin kampion me ekipin e APOEL. /Shqiperia.ch/