You are here
Home > Kombëtarja > Tramezani jep sinjalin nga Qipro: Zemra ime është në Shqipëri, nuk lëviz nga aty

Tramezani jep sinjalin nga Qipro: Zemra ime është në Shqipëri, nuk lëviz nga aty

Paolo Tramezani ishte arkitekti kryesor në atë dërgim të Shqipërisë në Europianin e Francës. Më parë jo të gjithë ia kuptonin vlerat këtij trajneri, për t’ia lënë të gjitha meritat De Biazit.

Por koha e tregoi, me Tramezanin që i vetëm pa De Biazin ia doli, ndërsa ky i fundit, dështoi pa të. Fillimisht me Luganon dhe Sionin, Tramezani i mori ekipet zvicerane nga fundi i renditjes dhe i dërgoi në zonën europiane. Për të vazhduar më pas me aventurën te Apoel Nikosia, atje ku është duke kryesuar kampionatin.

Ndërsa e gjithë aventura e De Biazit, ishte një dështim që zgjati pak te Alaveshi. Në një prononcim për “A2 News”, Tramezani i ka dhënë një sinjal Shqipërisë, ndërsa mbetemi ende në pritje të trajnerit të ri.

“Jemi në një fund sezoni shumë të bukur dhe shumë impenjues. Shpresoj edhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, ka thënë Tramezani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top