You are here
Home > Kombëtarja > Tramezani “bekon” njeriun që ndëshkoi Shqipërinë: Aty gjeni të ardhmen e Italisë!

Tramezani “bekon” njeriun që ndëshkoi Shqipërinë: Aty gjeni të ardhmen e Italisë!

Një nga arkitektët kryesorë që dërgojë  Shqipërinë në Europianin e Francës, ishte edhe Paulo Tramezani. Një teknik i cili arriti t’i tregonte vlerat e tij edhe kur u largua nga kuqezinjtë, pasi e morri Sionin nga fundi i renditjes dhe e dërgoi në “Europa League”.

Gjatë asaj kohe, te Sioni ishte pjesë edhe futbollisti që ka marrë gjithë vëmendjen e Italisë, Dimarco. Ky i fundit, nuk ka qenë në urdhërat e Tramezanit, për shkak të dëmtimit që ka pësuar në ndeshjet e para të atij sezoni.

Teksa i rikthehet kohës së shkuar, tekniku italian ka analizuar për “Sport News”, njeriun që arriti t’i shënonte Shqipërisë U-21 dhe Interit, megjithëse detyra e tij është ajo e mbrojtësit.

“Dimarco është një lojtar që unë e njoh shumë mirë. Vitin e shkuar ai nuk kishte shumë fat, sepse u dëmtua në ndeshjen e parë me Sionin dhe u largua nga fusha për shumë muaj. Gjatë asaj kohe që unë kam qenë në drejtimin e klubit zvicerian, nuk pata fatin ta trajnoja më.

Por jemi parë gjithmonë, sepse ai vjen të më shohë. Ka një të ardhme të madhe përpara. E njoh atë që në moshën më të vogël, sepse ka qenë te akademia e Interit. Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë, pavarësisht dëmtimit, u rikthye të luajë me të rinjtë e Italisë. Ka luajtur në takime shumë të rëndësishme. Te Kombëtarja jonë, së bashku me Birargin, unë e shoh si të ardhmen e futbollit tonë”, është shprehur Tramezzani. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top