You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajnerit zviceran ia imponon vendi, Shalandi e mëson gjuhën shqipe: Mirëdita dhe faleminderit!

Trajnerit zviceran ia imponon vendi, Shalandi e mëson gjuhën shqipe: Mirëdita dhe faleminderit!

Një arritje që ka dalë nga prishtmëritë e të gjithëve, ishte ajo e Shaland me përfaqësuesen e Kosovës. Tekniku zviceran arriti të nxirrte dardanët në vendin e parë në grupin e “Ligës së Kombeve”, duke lënë mbrapa edhe Azerbajxhanin.

Flasim për një trajner që në pak kohë ka arritur të kuptojë mentalitetin e lojtarëve, për t’i bërë bashkë të funksionojnë si një trup i vetëm. Deri tani, gjërat po funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së fundmi, nëpërmjet një interviste në “Sporti në KTV”, e cila e plotë do të publikohet pak ditë më vonë, vjen edhe një rrëfim i Shalandit. Mes të tjerash, zvicerani flet edhe për fjalët shqipe që ka mësuar deri tani.

“Nuk di shumë fjalë shqipe për t’i folur. Deri tani mund të them vetëm: “Mirëdita dhe faleminderit”. Emrat e rinjë te Kosova? Nuk do të ketë shumë surpriza, por më pëlqen shumë grupi që kam. Ata kanë treguar aftësi të mëdha, agresivitet dhe teknikën e duhur. Në Zvicër e njohin Kosovën falë të ndjerit Fadil Vokrri”, shprehej Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top