
Një situatë shumë e vështirë është kjo aktualja për trajnerin e Turqisë, Seniol Gunesh. Ky i fundit është emëruar së fundmi nga Federata Turke e Futbollit, për të qënë në krye të Kombëtares.
Por në këtë vend ka edhe një rregull shumë të veçantë, pasi Guneshi po drejton edhe Beshiktashin njëkohësisht. Duke parë kampionatin që po shkon drejt fundit, klubit të njohur nuk i leverdis aspak që të ndërrojnë teknikun e tyre në këtë moment.
Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të Guneshit, që tashmë i ka dalë situata nga duart, duke parë faktin se i duhet të kujdeset për dy punë të ndryshme. Ndërsa takimi i Turqisë me Shqipërinë afrohet gjithmonë e më tepër, te Beshiktashi gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë.
Pavarësisht fitores së marrë sot ndaj Konyiasporit me rezultatin 3-2, dy lojtarët e Beshiktashit janë grindur me njëri-tjetrin gjatë takimit, madje duke pasur edhe një kontakt të vogël fizik. Medel ka goditur me shuplakë Kuarezmën, vetëm për ekzekutimin e një faulli. /Shqiperia.ch/
Her babanın bir babası vardır! Sahne Medel’in. pic.twitter.com/dtjQbSDjC8
— 1903 TRİBÜNÜ (@1903Tribunu) March 10, 2019