You are here
Home > Futboll Bota > Trajnerin e Hamburgut e quajti fatkeqësi njerëzore, Mavraj tregon problemin: Isha i mirë, për në stol

Trajnerin e Hamburgut e quajti fatkeqësi njerëzore, Mavraj tregon problemin: Isha i mirë, për në stol

“Faktikisht, unë fola me trajnerin më parë dhe ai më tha se kishte shumë besim në aftësitë e mia, por nga ana tjetër nuk po luaja, duke qëndruar në stol. Nëse ti i beson një lojtari, atëherë ai duhet të luajë. E kështu është shumë e vështirë për të qënë i përqëndruar.

Në kushte të tilla vnedosëm t’i jepnim zgjidhje kësaj situate”, ishte kjo deklarata e dhënë para pak orësh nga Mërgim Mavraj për “Metrosport”. Ashtu si edhe në ndarjen nga Hamburgu, mbrojtësi i Shqipërisë e ka një “sulm” në distancë me trajnerin e tij. Në bazë të fjalëve të sipërpërmendura, e marrë nga media greke, Mavraj tregon se arsyeja kryesore e largimit të tij nga Arisi është mosbesimi i trajnerit.

Në kohët e fundit, marrëdhëniet e tij me teknikët drejtues nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, teksa një “përleshje” e vërtetë ishte ajo me ish-trajnerin e Hamburgut, Titz, ndërsa Mavraj e quajti si fatkeqësi njerëzore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top