You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri zviceran flet për ndeshjen e jetës së Bazelit: Nuk surprizohem lehtë, Xhaka del me të kuq

Trajneri zviceran flet për ndeshjen e jetës së Bazelit: Nuk surprizohem lehtë, Xhaka del me të kuq

Bazelit duket se i ka ikur nga dora sundimi që ka pasur në kampionatin zviceran. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, Young Boys ka marrë arratinë në vendin e parë.

Këtë javë luhet ndeshja direkte mes këtyre dy ekipeve, por është e vështirë që futbollistët e Bazelit të dalin me një rezultat pozitiv. Këtë e dinë të gjithë ata që e kanë parë nivelin e dy ekipeve, për të parashikuar se çfarë mund të jepet në fushën e lojës.

Në një intervistë për “Teleclub”, ish-trajneri i St Gallenit, zvicerani Markus Frei ka parashikuar daljen me karton të kuq të Taulant Xhakës: “Mbrojtja nuk është stabël te Bazeli dhe është e pabesueshme sesi ata pësojnë aq shumë gola. Është e sigurtë që do të jetë një ndeshje e nxehtë. Unë nuk do të surprizohesha lehtë nëse aty do të ketë një karton të kuq. Taulant Xhaka në këto ndeshje e ka të vështirë të përmbahet”, u shpreh Frei. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top