You are here
Home > Bundesliga > Trajneri u detyrua ta hiqte nga frika, shqetësim për gjendjen e Milot Rashicës

Trajneri u detyrua ta hiqte nga frika, shqetësim për gjendjen e Milot Rashicës

Ashtu siç edhe pritej, Milot Rashica e ka nisur sezonin në Bundesligë atje ku e la edhe në kampionatin e kaluar. Sulmuesi i Kosovës ka dhuruar një asist fantastik ndaj Duseldorfit, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 65.

Trajneri Kohfeld nuk humbi më shumë kohë për ta hequr nga loja, pas shqetësimeve që po ndiente Rashica. E konfirmuar sërish nga tekniku i Werderit në fundin e ndeshjes, bëhej fjalë për një dëmtim të hershëm të lojtarit shqiptar, me dhimbjet që vijnë herë pas here në kofshë.

“Vetëm shpresojm që të mos bëhet fjalë për diçka serioze”, ka thënë Kohfeld, që i druhet edhe një lajmi negativ që mund të vijë nga stafi mjekësor i Werderit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top