
Klubi i Armina Hannoverit tashmë po drejtohet nga një trajner shqiptar. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e njohur në vendin tonë, Skerdi Bejzade. Prej dy vitesh Bejzade ndodhej në Hanover me familjen e tij, ndërsa shtatë muaj më parë i besuan drejtimin e të rinjëve.
Tashmë vjen një përgjegjësi e madhe për Bejzaden, që do të ndihmohet nga Ylli Qokaj. Në emocione të mëdha ka folur Bejzade për detyrën e re sa i përket mediave gjermane: “Klubi është një çështje zemre për mua. Unë u befasova kur më pyetën nëse kisha dëshirë për të marë ekipin e parë. E kam shpeshherë edhe stërvitjen e tyre. Kam pasur shumë biseda me lojtarët, sepse tani fillon edhe faza e nxehtë e planifikimit të sezonit”, ka thënë Bejzade. /Shqiperia.ch/