You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri shqiptar është i veçantë, Munishi: Kosova për Guninnes, nuk do na kenë parë akoma

Trajneri shqiptar është i veçantë, Munishi: Kosova për Guninnes, nuk do na kenë parë akoma

Ismet Munishi është gjithmonë protagonist sa i përket trajnerëve shqiptarë, teksa merr një vëmendje të veçantë edhe me deklaratat e tij, përtej fushës së blertë.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “RTV Dukagjini”, tekniku i Vëllaznimit ka folur edhe për një fenomen të çuditshëm që ndodh në Kosovë, me kalendarin e ndeshjeve. Kështu, Munishi shprehet se Kosova është i vetmi vend në botë që i luan ndeshjet e pranverës në vjeshtë, gjë kjo që e bën dinjitoze për të hyrë në librin Guinnes.

“Në asnjë vend të botës nuk ndodh që ndeshjete pranverës, t’i luash në vjeshtë. Unë kam 34 vite me futbollin dhe kam luajtur në 7 shtete të ndryshme, por këtë fenomen se kam parë askund tjetër. Me siguri që te libri Guinnes nuk na kanë parë akoma, sepse do të na kishin përfshirë”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top