
Në mediat italiane është quajtur si fakt i kryer se Kastriot Dërmaku do të luajë në Serinë A për sezonin e ardhshëm. Madje është gjetur edhe ekipi i ri për mbrojtësin shqiptar, që do të mbrojë fanellën e Parmës.
Me kthimin nga grumbullimi i Kombëtares, ky lojtar do të hedh firmën për kontratën e re, duke u largua përfundimisht nga Kosenza. Një surprizë e bukur në Serinë B, pasi askush nuk e mendonte se Dërmaku do të ishte aq shumë vendimtar këtë sezon.
Bolonja e kërkonte me ngulm gjithashtu, por precedenti Ajeti e largoi në njëfarë mënyre nga kjo zgjedhje. Kjo pasi edhe Arlind Ajeti ka qënë më parë në drejtimin e trajnerin Mihajlovic, por është djegur dhe nuk iu besua verbërisht për t’u larguar pa lënë gjurmë. Në kushte të tilla, Dërmaku nuk zgjodhi të rrezikonte, por vendosi për më shumë qetësi në elitën e Italisë me Parmën. /Shqiperia.ch/