You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri që i shkaktoi turpërimin e madh Italisë, nuk heq dorë nga Ledian Memushaj

Trajneri që i shkaktoi turpërimin e madh Italisë, nuk heq dorë nga Ledian Memushaj

Ventura, trajneri që i shkaktoi turpërimin e madh Italisë duke u eliminuar nga Suedia për të mos shkuar në grupet e Botërorit të Rusisë, ka marrë drejtimin e Salernitanas. Një nga dëshirat e hershme të tij ishte Ledian Memushaj.

Por marrëveshja nuk është e lehtë për t’u arritur, ndërsa mesfushori kuqezi është i fokusuar te Peskara. Mediat pranë ekipit të Salernitanas shprehen se Ventura nuk po dorëzohet në idenë për të marrë Memushajn, madje duke e thënë edhe në konferencën për shtyp, por pa përmendur emra konkretë.

“Ne na duhen edhe dy përforcime të reja për të bërë diçka interesante”, do të shprehej Giampiero Ventura, ndërsa bëhet fjalë edhe për ardhjen e lojtarit shqiptar. Një ndihmë mund të vijë edhe nga Igli Tare për të bindur Memushajn, pasi pjesën më të madhe të aksioneve te Salernitana e ka pronari i Lacios, Klaudio Lotito. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top