You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri në Turqi merr vendimin e prerë për Cikalleshin, lejohen vetëm 6 lojtarë të huaj

Trajneri në Turqi merr vendimin e prerë për Cikalleshin, lejohen vetëm 6 lojtarë të huaj

Trajneri i ri i Akhisasporit, Mehmet Altiparmak, ka marrë vendimin e tij sa i përket Sokol Cikalleshit. Sulmuesi shqiptar është për një prej futbollistëve që nuk duhet të preket, pavarësisht rregullit me të cilën përballen ekipet në këtë kampionat.

Vetëm 6 prej futbollistëve duhet të jenë të huaj dhe katër prej tyre janë mësuar, që do të kenë fatin për të qëndruar sërish në skuadër, pa qënë e nevojshme të largohen në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton “Sabah.com”, bëhet fjalë për Cocalic, Rotman, Barbosa dhe Cikalleshin. Sulmuesi i Kombëtares nuk ka kaluar një sezon të mirë, por Altiparmak i beson aftësive të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top