You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri në Kosovë ndërpret agjërimin: Zot na fal, por ne po luftojmë për titull

Trajneri në Kosovë ndërpret agjërimin: Zot na fal, por ne po luftojmë për titull

Agjërimi në muajin e Ramazanit është kthyer në çështje sa i përket skuadrave që kanë luajtur në “Champions League”, e më saktësisht te Ajaksi. Klubi do u dilte kundër lojtarëve që e vazhdonin besimin e tyre edhe gjatë kësaj periudhe vendimtare në futbollin e luajtur.

Ndërkohë e njëjta situatë është paraqitur edhe në Kosovë, atje ku skuadrat do të përballen mes tyre në kampionat. Trajneri i Llapit, Batatina, është shprehur se argjërimi do të ndërpritet vetëm sa për derbin ndaj Prishtinës, megjithëse nuk ia ndalon me urdhër lojtarëve.

“Shumica e lojtarëve tanë agjërojnë. Por, për shkak të rëndësisë së ndeshjes, kemi vendosur bashkërisht me lojtarët që në ditën e lojës me Prishtinën të mos agjërojmë. Ndoshta nuk është një hap i mirë në aspektin fetar, por mendoj se gjithçka mund të kompensohet në ditët në vijim. Është derbi dhe duhet të jepet maksimumi, nuk është e njëjtë. Edhe në Evropë lojtarët e prishin agjërimin pasi humben shumë kalori dhe duhet shumë mund”, deklaroi fillimisht Batatina.

Besoj që edhe Zoti do të na e falë nëse nuk agjërojmë pasi jemi klub që nuk kemi fituar titull qe 87 vjet. Sidoqoftë, unë nuk iu përzihem lojtarëve dhe nuk e detyroj askënd ta prish agjërimin”, u shpreh Batatina sipas asaj që shkruan “Gazeta Express”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top