You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri në Kosovë hedh tezën te përfaqësuesja: Të hapim kurs për gjuhën shqipe!

Trajneri në Kosovë hedh tezën te përfaqësuesja: Të hapim kurs për gjuhën shqipe!

Kosova ashtu si edhe Shqipëria, në gjirin e saj ka shumë futbollistë të cilët luajnë jashtë trevave mbarëshqiptare, atje ku shpeshherë është shumë e vështirë të mbash traditat e zakonet tona.

Pavarësisht këmbënguljes së vetë futbollistëve dhe prindërve të tyre për të mos e humbur gjuhën shqipe, largësia nuk ka sesi të mos lërë gjurmët e saj. Megjithatë, trajneri në Kosovë, Afrim Tovërlani, ka një tezë dhe zgjidhje të re.

Sipas  tij, në përgjithësi futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, flasin shumë mirë gjuhën shqipe. Por ai e sheh të arsyeshme, të propozoj kërkesën se nëse ka disa lojtarë që mund të kenë probleme me të, Federata Kosovare e Futbollit duhet të organizojë një kurs për gjuhën.

“Futbollistët e Përfaqësueses po flasin shumë mirë shqip. Shumicë e tyre kanë shkuar të vegjël në Evropë ose kanë lindur atje. Megjithatë, nëse kanë probleme me gjuhë, FFK mund tua organizojë një kurs të gjuhës”, tha Tovërlani për ‘Info Magazinë’. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top