You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri kthehu Kaçen pas shumë kohësh, në Greqi: Po shohim fëmijët e Panathinaikosit!

Trajneri kthehu Kaçen pas shumë kohësh, në Greqi: Po shohim fëmijët e Panathinaikosit!

Një fitore bindëse arriti të merrte Panathinaikosi në ditën e sotme, teksa arriti të thyente me rezultatin 1-3 AEL-in në transfertë.

Por përtej rezultatit, ajo që u vu re dhe u komentua gjerësisht në mediat greke, ishte ndryshimi i formacionit që bëri trajneri i Panathinaikos, që rezultoi edhe me sukses. “Jemi duke parë “fëmijët” e trajnerit Donis”, ishte mënyra sesi u komentua nga grekët, takimi i sotëm mes AEL-it dhe Panathinaikosit.

Kjo për të vetmen arsye, lojtari më i vjetër në fushën e lojës nga ana e ekipit të Kaçes, ishte një futbollist 27-vjeç. Kaq mjafton për të treguar moshën mesatare të lojtarëve që u hodhën si titullar në fushën e lojës, një mesatare e cila preke moshën 23-24 vjeçare.

Komentet për lojën e Kaçes ishin pozitive, teksa nënvizohet që së bashku me Kourbelin dhe Tzandarin, kanë mbyllur aksionet e kundërshtarëve në mesin e fushës, në mënyrën e duhur. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top