Zenga ishte trajneri i parë që iu vetëofrua Shqipërisë, në momentin që De Biazi iu largua Kombëtares. Megjithatë stafi drejtues i kuqezinjve nuk e zgjodhi këtë trajner për të na drejtuar, deri në momentin që u shfaq në derë Panuçi.
Tashmë Zenga gjendet në Serinë B, atje ku ka marrë drejtimin e Venecias. Me ardhjen e tij në skuadër, më shumë hapësira i janë dhënë sulmuesit shqiptar, Vrioni. I huazuar nga Sampdoria, më parë ky futbollist e niste gjithmonë nga pankina, ndonjëherë edhe për t’u mos aktivizuar asnjë minutë të vetme.
Por në takimet e fundit, Vrioni e ka nisur nga minuta e parë. Ashtu si edhe në ditën e sotme, teksa Venecia ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Breshias. Në realizimin e golit të parë, pasimi i fundit ka ardhur nga Vrioni, që nëse vazhdon në këtë hapa, e pret një e ardhme e madhe dhe një rikthim me Sampdorian. /Shqiperia.ch/