Trajneri i Zurich, Ludovic Magnin ka dhënë një intervistë për “Insportin”, duke u ndalur vetëm te Kosova dhe futbollistët që ai i ka në dizpozicion te ekipi zviceran. Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë pjesë e rëndësishme e Zurich, për të arritur objektivat e këtij ekipi në Zvicër.
Magnin ka folur edhe për trajnerin që po bën historinë me Kosovën, Shaland. Ky i fundit po merr rezultate pozitive me dardanët, duke i surprizuar të gjithë në Europë. Ai e ka cilësuar tekniku zviceran si maniak të futbollit, për ta cilësuar si një njeri që ka shumë njohuri të madhe në këtë sport.
“ I kam ndjekur ndeshjet nga distanca. Nuk jam i befasuar me suksesin e Kosovës. Kosova do ta vazhdojë të përparojë dhe të zhvillohet si ekip. E kanë një trajner të shkëlqyeshëm si Bernard Challandes në krye?
Bernard Challandes ka qenë trajneri i Zvicrës U21, kur unë kam luajtur aty. Kur unë u ktheva nga Bundesliga, ai po ashtu ka qenë trajner i FC Zurichut. Ai po ashtu më ka ndihmuar gjatë edukimit tim si trajner dhe midis tjerash ka qenë edhe kur e kam dhënë provimin e diplomës për UEFA Pro. Challandes është maniak i futbollit dhe përveç dijes së madhe për futboll, është edhe një njeri sensacional”, u shpreh Magnin. /Shqiperia.ch/