You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Wolsburgut “ngre në qiell” figurën e talentit shqiptar: Rexhbecaj e jeton futbollin!

Trajneri i Wolsburgut “ngre në qiell” figurën e talentit shqiptar: Rexhbecaj e jeton futbollin!

Rexhbecaj është emri i ri që po dëgjohet më së shumti nga talented shqiptarë në Gjermani, e njëkohsisht sfida më e re e Shqipërisë, për të afruar në Kombëtare një lojtar me vlera të mëdha.

Për të diskutuar mbi aftësitë e tij nuk ka nevojë për shumë fjalë, mjafton që të përmendim faktin se në ndeshjet e fundit ka pasur gjithmonë hapësirë dhe minuta për të, një ekip aq të njohur në elitën e futbollit gjerman.

Në një prononcim për “Wolfsburger Allgemeine Zeitung”, në lidhje me talentin shqiptar ka folur edhe trajneri i ekipit gjerman, Labbadia.

“Rexhbecaj ka zemrën, qëndrimin dhe dashurinë që i nevojitet për këtë sport, ai e jeton futbollin. Di të dalë nga situatat ku ndodhet në presion dhe shtyn skuadrën përpara. Kjo është mirë dhe ne jemi të lumtur me të.

Ai  është shpërblyer herë pas here me besimin tim dhe të gjithë jemi të kënaqur në lidhje me këtë lojtar”, ka thënë Labbadia. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top