
Amir Rrahmani u transferua te Verona në merkaton e verës, duke lënë Dinamon e Zagrebit pas një sezoni të vështirë, ku në disa raste po provonte edhe stolin. Hapi i madh për mbrojtësin shqiptar, që kalon nga futbolli kroat në Serinë A.
Trajneri i Veronës, Ivan Juric, ka folur edhe për një eksperiment të ri që mund të bëhet me Rrahmanin. Ky i fundit e ka vendin më të mirë në qendrën e mbrojtjes, ndërsa te Zagrebi është provuar në disa raste edhe në krahun e mbrojtjes.
Por ideja e ekipit italian është krejtësisht e ri, për të qënë në mesfushë. “Toni D’Amico(drejtori sportiv) vendosi për Rrahmanin, është i ri dhe me karakter. Ai mund të luaj si qendërmbrojtës, në krahë të mbrojtjes, por edhe në mesfushë. Ka ardhur në një kampionat të vështirë”, ka thënë trajneri i Veronës. /Shqiperia.ch/