
Milot Rashica në mesin e muajit shtator ishte lojtari më i përfolur dhe më i mirë tek Verder Bremeni, por u deshën pak ditë që djaloshi dardanas të “humbiste” nga qëndra e vëmendjes.Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar një deklaratë të trajnerit të Verder Bremenit, Florian Kohfeld, i cili ka shpjeguar se Rashica është një ndër lojtarët kryesor të ekipit të tij dhe është e ardhmja e skuadres.
“Mos aktivizimi i Rashicës, është vendim sportiv. Tani është shumë pranë nesh, por Miloti është një lojtar i madh dhe ai do të luajë përsëri sfida për ne, ai do të bëjë ndeshje të rëndësishme. Miloti duhet të gjejë formën e tij më të mirë dhe për këtë gjë ai është në rrugën e drejtë.”, ishin fjalët e trajnerit të Verder Bremenit.
Milot Rashica ka tre ndeshje i cili nuk aktivizohet tek klubi gjerman dhe pritshmëritë nuk kanë qënë aty ku duhet për trajnerin Kohfled. Miloti gjithashtu ka qënë i revoltuar me mosaktivizimin e tij, kjo për shak ndoshta dhe të formës jo të mirë fizike që ka lojtari /Shqipëria.ch/