Ekipi i Verderit do të ndeshet në ditën e sotme ndaj Wolfsburgut, në takimin e vlefshëm për kampionatin gjerman. Një takim me rëndësi të dyfishtë për trajnerin e skuadrës të Verderit, që kërkon me ngulm një fitore ndaj kundërshtarëve të sotëm.
Arsyeja? Florian Kohfeld bën sot 36-vjeç dhe mënyra më e mirë e festimit, është një fitore ndaj Wolfsburgut. “Tre pikë do të ishin vërtet shumë mirë, unë do të doja t’i merrja ato. Nuk është vetëm datëlindja ime, por edhe një interes i madh në qytetin tonë. Mund të them se të gjitha biletat në stadium janë shitur, kanë ngelur vetëm disa në zonën VIP”, u shpreh Kohfeld.
Në ditë të tilla, polemikat dhe konfliktet lihen pas shpine, pasi janë momente reflektime. Kështu bëri edhe trajneri Kohfeldt. Milot Rashica mund të dalë nga tribuna, për t’u rikthyer atje ku i takon, te lojtarët e gatshëm për t’u aktivizuar gjatë 90 minutave. Në dy ndeshjet e fundit, futbollisti shqiptar e ka parë gjithmonë Verderin si një tifoz, por historia ndryshon në ditën e sotme. /Shqipëria.ch/