You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Turqisë që u mund njëherë nga Shqipëria largohet: Gjithmonë në zemrën time!

Trajneri i Turqisë që u mund njëherë nga Shqipëria largohet: Gjithmonë në zemrën time!

Nuk do të jetë Mircea Luçesku trajneri i Turqisë kur Shqipëria do të përballet me këtë Kombëtare në eleminatoret e Europianit.

Faktikisht, do të ishte mirë nëse një gjë e tillë do të ndodhte, pasi Panuçi kishte fituar njëherë ndaj tij në miqësoren me të njëjtën përballje, ndërsa kuqezinjtë fitonin në shifrat 3-2. Kjo histori e përket së shkuarës, ndërsa në vendin e Luçeskut bëhet gati trajneri aktual i Beshiktashit, Gunes. Ky i fundit e ka pasur Turqinë edhe gjatë vitit 2002-2004, atje ku turqit do të zinin vendin e 3 në Kupën e Botës.

Ky vendim në prag të ndeshjeve të Europianit të ardhshëm, mund të ndikoj për keq te Turqia, duke marrë parasysh mos përshtatjen me trajnerin e ri. Gjithsesi largimi i Luçeskut është i garantuar: “Ne kemi bërë një punë shumë të mirë për të ndryshuar kombëtaren e Turqisë, në mendimin tim. Unë dua të falenderoj skuadrën që më kanë ndihmuar, ky vend do të ketë gjithmonë hapësirë në zemrën time”, u shpreh Luçesku duke bërë të ditur largimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top