You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i tij e quan përmbysje në lojën e vdekur, Çekiçi: Edhe herën e parë na mungoi vetëm fati!

Trajneri i tij e quan përmbysje në lojën e vdekur, Çekiçi: Edhe herën e parë na mungoi vetëm fati!

Endri Çekiçi ishte një prej autorëve të dy golave që sollën kualifikimin e Olimpik Ljubjanës ndaj RFS në transfertë, ndërsa u fitua me rezultatin 0-2. Në përballjen e parë kishte një surprizë, pasi skuadra që u eliminua dhe konsiderohej modeste, arriti të fitonte me rezultatin 2-3.

Trajneri i Ljubjanës ishte përgatitur për një përballje të vështirë dhe kjo nisur nga fusha në gjendje të rënduar, por që gjithsesi përmbysja do të vinte pikërisht atje: “E dinim që do të ishte e vëshirë për shkak të motit dhe gjendjes së fushës, një lojë e vdekur. Ne besuam në cilësitë tona dhe në fund ia dolëm”, ka thënë Safet Haxhiç.

Ndërkohë nga ana tjetër, Endri Çekiçi është shprehur i lumtur për arritjen e kualifikimit: “Edhe në ndeshjen e parë luajtëm mirë, thjeshtë ne nuk kemi pasur fatin në anën tonë. Gjëja më e rëndësishme ishte që besuam në sukses dhe ia dolëm. Luajtëm si ekip, me qëllimin që tashmë u arrit”, ka thënë Çekiçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top