
Në rregullat e futbollit modern, portieri nuk duhet të bëj vetëm detyrën për të mbajtur rrjetën të paprekur, por edhe të jetë si mbrojtës për thyerjen e aksioneve të kundërshtarëve me topat e gjata nga pas shpine.
Sikur të mos mjaftonte kjo, disa ekipe të njohura europiane kërkojnë nga portierët e tyre që të nisin edhe aksionet. Një gjë të tillë i ka thënë edhe trajneri i Spalit gardianit shqiptar, Etrit Berishës. Megjithëse loja me këmbë është pika më e dobët e portierit të Kombëtares, SPAL kërkon gjithë sigurinë në këtë drejtim:
“Rregullat janë ndryshuar dhe aksioni nis nga ne. Portierët kanë rolin kryesor dhe trajneri më ka kërkuar që të jem unë ai që nis aksionin”, ka thënë Etrit Berisha. /Shqiperia.ch/