
Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Skocisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve nga ana e kuqezinjve.
Një surprizë ishte ajo e ardhur në mëngjesin e sotëm nga Kombëtarja, teksa futbollisti Ergys Kaçe ka bërë të ditur grumbullimin e tij te Shqipëria nëpërmjet një foto të postuar në “Instagram”. Mes gjithë asaj engime të madhe, mbi sqarimin e kësaj çështje dhe afrimin e papritur të futbollistit që luan në kampionatin grek, Panuçi ka mbyllur gjithçka.
Ai është shprehur se për këtë grumbullim të papritur është detyruar nga dëmtimi i Andi Lilës, që nuk do të jetë i grumbulluar ndaj Skocisë, megjithatë italiani shprehet i sigurtë se Kaçe do e nis takimin nga stoli.
“Natyrisht nëse duam të jemi kompetitiv, nuk duhet ti përsërisim gabimet që bëmë kundër Izraelit. Unë e kam parë, kam një idenë time se si luajnë skocezët dhe zakonisht ata përdorin topat e gjatë. Ne do të bëjmë dicka për t’i ndaluar. Nëse do të ripërsërisim gabimet që bëmë në pjesën e parë me Izraelin, atëherë do ta pësojmë rëndë dhe do të jetë një goditje e madhe për ne nëse e pësojmë nga gabimet.
Veseli bëri një ndeshje të mire me Izraelin, një gabim të vogël teknik dhe nuk mund ta ndëshkojmë. Ishte një gabim teknik që ndodh në futboll. Nuk kemi të bëjmë me gabime themeltare, jam i kënaqur me ta, jam i bindur tek loja e tyre dhe e mbyll gjithçka për ta me një gabim teknik.
Shpresojmë të mbrohemi mirë, por Skocia sulmon shumë me topa të gjatë. Do të mbrohemi kur të vijë çdo moment, jo vetëm në zonën ajrore, por ajo sulmon dhe kundërsulmon shpesh dhe ne do të përpiqemi që mos ti lëmë hapsira kundërshtarit.
Kam qënë i detyruar ta thërras Kaçen, sepse Lila është dëmtuar. Ishte një zgjidhje emergjente dhe ai do ta nis nga pankina. Është një lojtar me personalitet, por problemi fizik i Andi Lilës më detyrojë të merrja Kaçen. Të shohim nëse do të ketë disa minuta për të gjatë lojës”, ka thënë Panuçi. /Shqipëria.ch/