You are here
Home > Kryefaqja > Trajneri i Shqipërisë ka vetëm një dëshirë: E kam si djalin tim, Papun dua ta stërvis prapë

Trajneri i Shqipërisë ka vetëm një dëshirë: E kam si djalin tim, Papun dua ta stërvis prapë

Trajneri i Shqipërisë, Reja, është gjithmonë në kryeqendër të vëmendjes mediatike në Itali. Kjo vjen jo vetëm kur bëhet fjalë ndeshjet e Kombëtares, por edhe sa i përket mendimeve të ndryshme rreth çështjeve në Itali.

Së fundmi tekniku i kuqezinjëve ka folur për kapitenin e Atalantës, skuadrës ku luan edhe Gjimshiti, Papu Gomez. Ky i fundit është lojtar më i rëndësishëm i ekipit nga Bergamo, ndërsa arrin të bëj diferencën në çdo takim.

Reja vendos theksin në dëshirën që ka për të stërvitur sërish lojtarin që dikur e kishte nën urdhërat e tij te Atalanta, duke e cilësuar edhe si një djalë për të.

“Papu është si një djal për mua? E vërtet, mua do të më pëlqente që të punonim së bashku. Ka qënë i jashtëzakonshëm për vite. E kam respektuar si një sportist dhe njeri. Ka qënë shumë i fuqishëm në ato kohëra, sot është edhe më i fortë. Nga ana tipa futbollistësh inteligjent që mund të bëjnë gjithçka. Fizikisht është një “monstër” dhe për tre vite do të jetë më i miri”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top