
Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Andorrës me rezultatin 0-3 në transfertë. Një fitore shumë e vlefshme kjo për kuqezinjtë tanë, që shohin përpara për kualifikimin e mundshëm në Europian. Shanset mbeten sërish të mëdha, pasi jemi ende në fillimin e rrugëtimit. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku është shprehur se edhe Panuçi mund të bënte të njëjtën zgjedhje, sa i përket formacionit.
“Nuk ndryshoj diçka e madhe. Çunat treguan vetveten dhe asgjë më shumë, ata dhanë makismumin dhe treguan se kanë potencial. Kjo ishte ndeshje shumë e rendësishme për ne sot. Duhet të fusja lojtarë që luajnë mirë me topin.
Kundërshtari luante sa majtas, sa djathtas dhe unë e dija përzgjedhjen e lojtarëve që mund ta përballonin këtë. Kam qenë bashkëpuntor si me Panuçin si me De Biazin dhe nuk dua t’i hedh poshtë. Mendoj se edhe ai do të bënte të njëjtat zgjedhje në formacion. Kjo fitore duhej të merrej me çdo kusht. E thashë edhe në konferencë që nuk ka rezultat tjetër. Ishte një fitore morali padiskutim por edhe pikët na duhen.
Andora është ekip i dobët por në shtëpi kanë ditur të ruajnë rezultat. Ne gjithmonë çdo ndeshje të këtij niveli kemi gabuar në dy a tre raste. U kërkova çunave paraprakisht që rezultati i vetëm është fitorja. Çdo rezultat tjetër ishte në dëmin tonë”, ka thënë Bulku. /Shqiperia.ch/