
Hajduku i Spliti e ka shkarkuar trajneri Orescainin pas turpërimit që bëri në Europë, teksa u eliminua nga amatorët e Gziras. E gjitha kjo pasi e nënvlerësoi kundërshtarin dhe luajti me formacionin e dytë, por miqtë do të fitonin me rezultatin 1-3.
Te ekipi kroat është kthyer si teknik Damir Buriç, që në media është komentuar edhe si një afrim në “vendin e krimit”. Kjo pasi Buriç ka qënë edhe në vitin 2016 si pjesë e drejtimit të Hajdukut, sërish duke e gjetur në të njëjtin moment të vështirë.
Në takimin e djeshëm mbërriti edhe fitorja me rezultatin 0-3 ndaj Varazin në transfertë, atje ku Ardian Ismajli ka qënë një nga futbollistët më të mirë të takimit. /Shqiperia.ch/