
Dinamo e Bukureshtit ka ndërruar sërish trajnerin në fundin e sezonit, duke ia besuar stolin Eugen Neagoes. Menjëherë do të vinte edhe largimi i mbrojtësit të Kombëtares, Naser Alijit, me dëshirë të vetë futbollistit.
Kjo jo për shkakun e ndërrimit të trajnerit, por se sipas lojtari kuqezi te kjo skuadër kishte kërcënime se nuk do merreshin rrogat nëse nuk fitohej një ndeshje. Largimi i Alijit do të vazhdonte edhe me disa futbollistë të tjerë, ndërsa Neagoe ka folur mbi këtë situatë:
“Lojtari që më vjen keq që u largua dhe dëshiroja të qëndronte, ishte Aliji. Kisha një bisedë me të, fola. Nuk munda ta riktheja, pasi vendimi ishte marrë”, ka thënë trajneri i ri i Dinamos së Bukureshtit. /Shqiperia.ch/