
Sa shumë që ishte përfolur për largimin nga Parma në formë huazimi të Kastriot Dërmakut në Serinë B. Megjithëse erdhi vetëm në merkaton e verës, mediat italiane raportuan se hapësirat ishin inekzistente për mbrojtësin shqiptar.
Fillimisht u raportua për interesimin e Salernitanës, ndërsa edhe dy skuadra të tjera dolën në skenë nga Serie B. Por do të ishte vetë trajneri i Parmës, Roberto D’Avers, që zbulon gjithë situatën e Dërmakut dhe mënyrën sesi do të procedohet në të ardhmen:
“Unë mund t’ju jap një shembull shumë praktik. Një lojtar si Dërmaku mund të largohej për të luajtur, por ai e ka të merituar qëndrimin këtu, për të provuar shanset e tij në Serinë A”, ka thënë D’Avers, për t’i dhënë përfundimisht mbylljen kësaj historie. /Shqiperia.ch/