
Slovan Bratislava, ekipi sllovak që ka eliminuar Feronikelin nga “Europa League”, do të përballet në fazën “Play-Off” të këtij kompeticioni ndaj PAOK-ut. Pikërisht në skuadrën ku luajnë edhe dy futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë.
Ndryshe nga takimi me Ajaksin, trajneri Ferrera i ka grumbulluar edhe lojtarët kuqezinjë. Në listën me 24-emra të dorëzuar në UEFA për dy ndeshjet që do të luhen ndaj Slovan Bratislavës, figuron emri i Mihajt dhe Kaçes.
Shanset më të madhe i ka mesfushori i Kombëtares për të luajtur, pasi duhet të bind drejtuesit se është pjesë e rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Një mundësi e mirë për t’u hakmarrë ndaj klubit që nuk shfaqi dashuri të madhe ndaj shqiptarëve, duke i pritur me kore kundër Kosovës në shtëpi./Shqiperia.ch/