You are here
Home > Kryefaqja > Trajneri i Notinghamit flet për largimin e Muriqit: Mos të shqetësohet, doli që kisha të drejtë

Trajneri i Notinghamit flet për largimin e Muriqit: Mos të shqetësohet, doli që kisha të drejtë

Notingham Foresti ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë përballë Fulhamit në përballjen e djeshme. Një surprizë erdhi nga trajneri Sabri Lamouchi, i cili largoi Arijanet Muriqin drejt stolit, duke i besuar për herë të parë portierit që nënshkroi së fundmi, Samba.

Gazetarët anglezë e kanë pyetur menjëherë në përfundimin e ndeshjes, se përse erdhi ky vendim. Lamouchi është shprehur se e gjitha erdhi për shkakun e eksperiencës, duke i besuar Sambas dhe rezultati tregoi se kishte të drejtë.

“Unë e kam futur Samban pasi është një portier me eksperienc. Ai i jep më shumë besim skuadrës. Të marr vendime është përgjegjsia ime. Dje kemi arritur një rezultat të madh, kështu që doli vendim i drejtë. Por ndonjëherë rezultati mungon dhe dal gabim.

Jam i fokusuar vetëm te skuadra dhe kundërshtarët. Samba u përshtat më mirë ndaj Fulhamit. Muriqi është ende i ri, vetëm 20 vjeç. Ka kualitete të mëdha dhe do të luajë sërish, mos të shqetësohet për këtë. Thjeshtë për ndeshjen në fjalë, doja më shumë eksperiencë”, ka thënë Lamouchi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top