You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i njohur shqiptar flet për Kombëtaren: Panuçi? E thjeshtë ta largoje, meritonte një shans tjetër

Trajneri i njohur shqiptar flet për Kombëtaren: Panuçi? E thjeshtë ta largoje, meritonte një shans tjetër

Një nga trajnerët më të mirë shqiptar që tashmë është pjesë e “Ipko Superliga”, Shpëtim Duro, në një intervistë për “SuperSport”, ka komentuar në lidhje me çështjen e Panuçit te Kombëtarja dhe me konfirmimin e tij në krye të kuqezinjve.

Trajneri i njohur u shpreh se presidenti Duka e dinte shumë mirë se e kishte të lehtë ta largonte italianin. Ai gjithashtu theksoi se ky është një shans tjetër për Panuçin që të bëjë më mirë tek kuqezinjtë. Duro mendon se italiani duhet të stabilizojë organikën e lojtarëve që do të na përfaqësojnë në eleminatoret e kampionatit Europian.

“Mendoj se presidenti Duka e kishte shumë të lehtë ta largonte Panuçin. Ai i ka dhënë edhe një shans ku për këtë gjë ndoshta ka bërë mirë. Them se italiani duhet të stabilizojë organikën që do na përfaqëojë në eleminatoret e Europianit”, u shpreh mes të tjerash Shpëtim Duro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top