
Një nga tranjerët shqiptar më të njohur është edhe Bylbyli Sokoli. Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka analizuar Kosovën, duke përmendur një pikë të dobët të këtij grupi lojtarësh, por pa harruar edhe pikën më të fortë, Zeneli.
Sipas Sokolit, “dardanët” vuajnë për frymën e ekipit, ndërsa diferencën tek ta e bën futbollisti i Herenvenit, Arbër Zeneli, pa harruar këtu edhe lojtarë si Rashica, Celina dhe Zhegrova.
“Kosova ka një ekip cilësor dhe ndeshjen e ka fituar me meritë. Nëse duhet një kritikë, mund të them se Kosova ende nuk po funksionon si grup, nuk ka lojë kolektive. Nëse këta individë shfrytëzohen dhe bëhet një lojë kolektive, atëherë Kosova do të jetë shumë e fortë.
Zeneli ka qenë individi që ka dëshmuar se Kosova ka ekip të fortë, por nuk duhet t’i harrojmë edhe lojtarët e tjerë si Rashica, Celina Zhegrova, Kryeziu dhe Rrahmani në mbrojtje. Tash për tash lojtarët janë duke funksionuar si individë. Shpresojmë se në të ardhmen do të funksionojë edhe si grup”, ka thënë Sokoli. /Shqipëria.ch/