Kosova do të ndeshet në ditën e sotme përballë Maltës, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Një takim shumë i rëndësishëm për dardanët, që nëse kërkojnë kryesimin e këtij grupi, atëherë janë të dënuar për fitore.
Por një sfidë e vështirë do të jetë kjo në këtë transfertë për Kosovën, pasi kundërshtari nuk është i prirur të fal asgjë, pavarësisht se është jashtë çdo objektivi të mundshëm. Trajneri i Maltës në konferencën për shtyp, pasi ka vlerësuar Kosovën e ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk do të qëndroj në mbrojtje.
“Kosova në vendin e parë? Nuk është ndonjë befasi, luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. E megjithatë, në muajt e fundit ne jemi zhvilluar shumë në aspektin e nivelit të lojës. Vetëm shihni lojën që ne kemi zhvilluar ndaj Azerbajxhanit.
Unë pres që ndaj Kosovës të mos ndryshojë shumë historia. Ka ikur ajo kohë kur ne rrinim në mbrojtje. Dua që ekipi të bëj futboll të mirë, të krijojë sa më shumë raste dhe të mbajë barazpeshën me kundërshtari”, u shpreh Faruggia në konferencën për shtyp. /Shqiperia.ch/