You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Malagas flet për kapitenin e Shpresave të Shqipërisë: Nuk kam më dyshime për të!

Trajneri i Malagas flet për kapitenin e Shpresave të Shqipërisë: Nuk kam më dyshime për të!

Keidi Bare është një nga lojtarët shqiptar më në zë të momentit në kampionatin spanjoll. Kjo për arsyen se në dy sfidat e fundit, ku ai ka luajtur për 90 minuta, skuadra e tij e Malagës ka arritur të marrë fitore të rëndësishme.

Këtë herë skuadra e Malagës arriti të përmbyste rezultatin përballë skuadrës së Lugos, teksa me këto 3 pikë, ata udhëheqin ligën e dytë spanjolle dhe janë një potencial i fuqishëm për t’u rikthyer në elitën e Spanjës.

Përsa i përket mesfushorit kuqezi, po bind gjithmonë e më tepër në mesfushë, ndërsa këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij Muniz. Ai u shpreh se Bare ka mundur të bëj dy ndeshje të mira dhe se nuk kanë asnjë dyshim për aftësitë e tij.

“Keidi ka treguar shumë gjëra dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. Ai ka fituar gjithçka që ka arritur deri tani”, ka thënë mes të tjerash Muniz.

Kujtojmë që Bare i është bashkuar skuadrës në verën e këtij viti në formë huazimi nga Atletiko e Madridit, ndërsa vetëm këtë periudhë 21-vjeçari po aktivizohet me ekipin e parë të Malagës, ku më përpara ishte pjese e skuadrës B të tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top