You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Luganos i çuditshëm pas të sharave nga Sadiku: Le ta bëj çdo javë

Trajneri i Luganos i çuditshëm pas të sharave nga Sadiku: Le ta bëj çdo javë

Të gjithë prisnin që trajneri i Luganos, Fabio Celestini t’i tërhiqte vëmendje Armando Sadikut për atë shpërthim pas kryeveprës së shënuar ndaj Bazelit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje për më tepër tekniku në fjalë është treguar shumë tolerant me shqiptarin.

Kjo nisur edhe nga kapaciteti i sulmuesit të Shqipërisë, që bën diferencën te Lugano dhe këta të fundit janë të varur prej tij. Në deklaratën pas ndeshjes, Celestini shprehet se kërkon nga Sadiku që këto nerva t’i nxjerrë në çdo javë.

“Nëse ai e kishte atë reagim me mua dhe shënon gola, janë disa gjëra për t’u diskutuar. Unë shpresoj që Sadiku të nervozohet kështu në çdo javë. Kam marrëdhënie të shkëlqyer më të. Ndonjëherë luan e ndonjëherë jo. Por ajo që duhet të më pyesni mua është për realizimin që bëri dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka thënë Celestini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top