You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Kosovës nuk e kapërdin lehtë largimin e Ismajlit: Nuk është në rregull, i dha fjalën Vokrrit

Trajneri i Kosovës nuk e kapërdin lehtë largimin e Ismajlit: Nuk është në rregull, i dha fjalën Vokrrit

Largimi i Ismajlit nga Kosova U-21 për t’iu bashkuar Shqipërisë, nuk është kapërdirë lehtë nga trajneri i Kosovës, ndërsa në mënyrë të turpshme është kthyer në një çështje e aq shumë diskutuar në kohët e fundit.

Mbrojtësi i Hajdukut zgjodhi t’i bashkohej thjeshtë një ekipi tjetër shqiptar, por të huajt e përfaqësueseve tona që na drejtojnë, nuk i dijnë disa gjëra që duhet t’i mësojnë nga historia. Kështu, trajneri Shaland e ka trajtuar si një prerje në besë këtë rast, teksa për “Supersport” shprehet kështu:

“Ismajli i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij. Kjo nuk është në rregull por duhet ta respektoj zgjedhjen e tij”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top