
Shumë rezultate pozitive të Kosovës në pak kohë, kanë ngrohur zemrat e të gjithë sportdashësve shqiptarë. Rezultate pozitive nuk kanë ardhur vetëm nga ekipi që drejtohet nga Shaland, por edhe në grupmoshat e Kosovës.
Në lidhje me pikat e forta dhe të dobëta të dardanëve, ka folur trajneri i Shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi. Ashtu siç raporton “Gazetasheshi”, Prekazi ka ndarë edhe shqetësimin e vetëm, por shumë alarmant tek futbollistët e tij. Këta të fundit nuk zgjedhin të pasojnë as në stërvitje, ndërsa futbolli është një lojë grupi dhe si i tillë, nuk mund të ndryshohet në format dhe mënyrën e të interpretuarit.
”Unë do të mundohem t’i promovojë edhe lojtarët nga Superliga e Kosovës, si dhe do t’i ndjekë vazhdimisht ata. Nuk do të thotë se do t’i marrë vetëm lojtarët nga jashtë, por edhe nga kampionati kosovar. Ta marrim një shembull, Florent Hasani kaloi nga Kosova në Evropë, dhe atje po luan mjaft mirë. Kosova është e lindur për futboll, por te futbolli kosovar më pengon fakti se disa lojtarë nuk e dinë pranim pasimin e topit. Imagjinoni, kur nuk e bëjnë as në stërvitje, është e vështirë në ndeshje”, u shpreh Prekazi. /Shqiperia.ch/