
Kosova do të kërkojë të bëj realitet ëndrrën e saj, për të arritur në Europian brenda një kohë rekord që prej daljes së saj në arenën europiane.
Kush më mirë sesa Liga e Kombeve mund t’ia përmbush këtë dëshirë? Por fillimisht djemtë e drejtuar nga Shalandes, duhet të tregojnë sesa vlejnë ndaj Azerbajxhanit. Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i teknikut të Kosovës, që sheh ende entuziazëm të lartë të lojtarët dhe besim të tepruar, pasi asaj fitore në miqësore ndaj Shqipërisë me rezultatin 3-0.
“Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika.
Ne vërtet fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit. Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuziazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit”, ka thënë Shalandes. /Shqipëria.ch/