
Kosova do të luajë në ditën e nesërme ndaj Ishujt Faroe, në takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Pas një nisje të mbarë kundër Azerbajxhanit, atje ku “dardanët” dolën me 1 pikë nga kjo transfertë e vështirë, tashmë e shohin veten në prag të fitores së parë. Vetë emri i kundërshtarit ia lejon këtë pretendim, pasi do të ndeshen me Ishujt Faroe.
Trajneri i Kosovës, Shaland, nuk e ka humbur diplomacionë në konferencën për shtyp, duke e mbajtur ekipin me këmbë në tokë, megjithëse luajnë ndaj një kundërshtari modest. Pikërisht kjo çështje, është ajo që i ka bërë përshtypje trajnerit të njohur shqiptar, që shpeshherë kthehet edhe në një personazh mediatik, Ismet Munishi.
Ai është shprehur se vlerësimi për kundërshtarin nuk është në rregull nga ana e trajnerit, pasi flasim për një Kombëtare që nuk ka më shumë sesa 50 mijë banorë, praktikisht sa dy lagje të Prishtinës.
“Ishujt Faroe i kanë 50 mijë banorë, sa dy lagje të Prishtinës dhe të vlerësohet si Kombëtare serioze nuk është në rregull. Unë nuk pajtohem me deklaratat e trajnerit të Kosovës, që i vlerëson shumë lart Ishujt Faroe.
Mos futja e Rashicës edhe Berishës duhet të bëhet nëse je trajner i Spanjës dhe jo i Kosovës. Arsyet nuk ishin kredibile, nuk po paragjykoj, një pikë është e mirë në Azerbejxhan, por nuk e di sa është e qendrueshme. Ne kemi fituar 4 ndeshje me radhë, por pse të mos fitojmë përsëri. Nëse frikësohemi me Azerbjexhanin, çfarë do të ndodhë kur të luajmë me Gjermaninë”, ka thënë Munishi. /Shqipëria.ch/