You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Kosovës e trajton si pabesi: Dërmaku më tha të prisja, për Shqipërinë e kishte?

Trajneri i Kosovës e trajton si pabesi: Dërmaku më tha të prisja, për Shqipërinë e kishte?

Kosova do të rikthehet të luajë në ndeshjet e tetorit, në takimet e vlefshme për “Ligën e Kombeve”. I dalë në konferencën për shtyp, për të diskutuar sa i përket futbollistëve të grumbulluar nga ana e tij, trajneri Shaland ka ngritur tonin e zërit duke e cilësuar si një pabesi zgjedhjen e Dërmakut.

Zvicerani shprehet se është i surprizuar nga zgjedhja e Kastriot Dërmakut, që iu bashkua Shqipërisë për ndeshjen ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

“Isha i befasuar kur Dërmaku u largua pas ndeshjes së pare dhe tani me situatën e tij, jam paksa i zemëruar. Kam vendosur me lojtarin dhe më tha që më duhet të pres. Për çfarë të pres? Për Shqipërinë?”, u shpreh Shaland sipas “Insporti”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top