Një çështje e përfolur aq shumë në ditët e fundit, është ajo e Meritan Shabanit. Shqipëria apo Kosova? Një gjë është e sigurt, talenti i Bajernit do të ngelet në trevat shqiptare, pa zgjedhur të përfaqësojë një Kombëtare tjetër.
Por kur gjithçka u quajt thuajse e mbyllur dhe pritej që Shabani të zgjidhte Shqipërinë, Panuçi do të pasqyronte situatën e vërtetë, se gjithçka ishte një spekullim në lidhje me këtë çështje.
Si për të shtuar akoma më shumë engimën, trajneri i Kosovës, Shalandes, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Azerbajxhanin është shprehur se familja e Meritan Shabanit e ka marrë vendimin për djalin e tyre, por duhet pritur pak kohë për t’u zyrtarizuar.
“Ardhjet e mundshme të Meritan Shabanit dhe Florent Hadergjonajt? Jam në kontakt me Hadergjonaj që ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, por që nuk e mori. Nga ky moment do të provoj ta sjelli në kombëtaren tonë, kam kontakte të mira edhe me agjentin Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdanit). Me Shabnin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marrë një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”, ka thënë Shalandes. /Shqipëria.ch/