
Shqipëria arriti një fitore mjaft të rendësishme në “Elbasan Arena” ndaj Izraelit. Një lojë e luftuar nga të dyja krahët, ku në fund e vulosi Xhaka me një supergoditje, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i aziatikëve doli mjaft i zhgënjyer përpara mediave, duke përgëzuar njëkohësisht Kombëtaren tonë. Herzog vlersoi lojën dhe rastet e krijuar nga kuqezinjtë, teksa nuk nguroi të shprehte mendimin se Izraeli duhet të mësojë nga loja e Shqipërisë, e aq më tepër nga tifozët e tyre.
“Kishim momente të mira, por edhe Shqipëria po ashtu. Ne duhet të mësojmë prej tyre, në shtëpi me tifozët ata duken ndryshe. Mendoj se është një humbje zhgënjyese, erdhëm këtu për të treguar një ndeshje të mirë, kemi bërë gjithçka për të fituar, por kemi humbur dhe futbolli në rast se nuk shënon atëherë ti ndëshkohesh”, ka thënë Hercog. /Shqipëria.ch/