
Fundjavën që lamë pas, skuadra e Inglosdatit ka marrë një fitore shumë të vyer në shtëpi përballë ekipit të Dinamo Dresden me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Nëpërmjet këtij tre pikëshi klubi gjerman vazhdon akoma të shpresojë për mbijetesën në “Bundesligën ll” pasi është 5 pikë larg vendit të 15 që të siguron qendrimin në kategori.
Në këtë ndeshje me Inglosdatin ka mundur të luajë edhe kapiteni i Kombëtares tonë, Mërgim Mavraj, tekska ishte në fushën e blertë përgjatë 90 minutave. 32-vjeçari bëri një performancë tepër të mirë ku shpeshherë ishte deçiziv me ndërhyrjet e tij në atë fitore. Pikërisht për këtë formë mori edhe shumë lëvdata pozitive, ku ndër të tjera nuk mungoi edhe ajo e trajnerit të tij, Oral.
Numri një i pankinës së Inglostadit shprehet se mbrojtësi shqiptar është një lojtar i jashtëzakonshëm sidomos në kategorinë e dytë gjermane. Ai theksoi faktin se këtë gjë e ka vënë re dhe përpara 13 vitesh, atëherë kur Oral ishte futbollist dhe është përballur me mbrojtësin.
“Kam luajtur kundër Mavrajt 13 vjet më parë, ai është një mbrojtës i jashtëzakonshëm kur flitet për divizionin e dytë”, u shpreh 46 vjeçari./Shqiperia.ch/