You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Ingolstad: Kundër Mavrajt para 13 vitesh, i jashtëzakonshëm për divizionin e dytë

Trajneri i Ingolstad: Kundër Mavrajt para 13 vitesh, i jashtëzakonshëm për divizionin e dytë

Fundjavën që lamë pas, skuadra e Inglosdatit ka marrë një fitore shumë të vyer në shtëpi përballë ekipit të Dinamo Dresden me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Nëpërmjet këtij tre pikëshi klubi gjerman vazhdon akoma të shpresojë për mbijetesën në “Bundesligën ll” pasi është 5 pikë larg vendit të 15 që të siguron qendrimin në kategori.

Në këtë ndeshje me Inglosdatin ka mundur të luajë edhe kapiteni i Kombëtares tonë, Mërgim Mavraj, tekska ishte në fushën e blertë përgjatë 90 minutave. 32-vjeçari bëri një performancë tepër të mirë ku shpeshherë ishte deçiziv me ndërhyrjet e tij në atë fitore. Pikërisht për këtë formë mori edhe shumë lëvdata pozitive, ku ndër të tjera nuk mungoi edhe ajo e trajnerit të tij, Oral.

Numri një i pankinës së Inglostadit shprehet se mbrojtësi shqiptar është një lojtar i jashtëzakonshëm sidomos në kategorinë e dytë gjermane. Ai theksoi faktin se këtë gjë e ka vënë re dhe përpara 13 vitesh, atëherë kur Oral ishte futbollist dhe është përballur me mbrojtësin.

“Kam luajtur kundër Mavrajt 13 vjet më parë, ai është një mbrojtës i jashtëzakonshëm kur flitet për divizionin e dytë”, u shpreh 46 vjeçari./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top