You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Hajdukut flet për Ismajlin: E ndalova unë shitjen, në Itali merrnin me miliona as sa gjysma e Ardianit

Trajneri i Hajdukut flet për Ismajlin: E ndalova unë shitjen, në Itali merrnin me miliona as sa gjysma e Ardianit

Ardian Ismajli është një tjetër futbollist që i përket Kombëtares dhe nga i cili pritet shumë në të ardhmen. Më herët ishte përfolur për një largim të këtij lojtari nga Hajduku i Splitit, atje ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe ka zhvilluar ndeshje të nivelit të lartë.

Disa ekipe të njohura dhe nga Seria A kanë paraqitur ofertat e tyre për ta marrë në merkaton e dimrit, por që nuk e kanë bindur klubin kroat për vlerën që ofronin. Së fundmi është vetë trajneri i Hajdukut, Tudor, që shprehet mbi këtë situatë.

“Unë e kam ndaluar personalisht shitjen e Ismajlit, sepse nëse dikush dëshiron që ta marrë, atëherë duhet të vendosë një ofertë serioze dhe para në tryezë. Kam parë që në Itali shiteshin disa mbrojtësa për miliona, por nuk ishin as sa gjysma e Ardianit”, ka thënë Tudor.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top