
Amir Abrashi ka bërë një rikthim ëndrrash në shtëpi, teksa me ekipin e Freiburgut ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Augsburgut, pas një mungese prej 11 muajsh. Shumë kohë jashtë fushave, por mesfushori shqiptar gjendej në nivelin më të mirë.
Një nga njerëzit më të surprizuar për këtë ndeshje të lojtarit të Kombëtares, ishte vetë trajneri Streich. Ai është shprehur se Abrashi ka zhvilluar një ndeshje mbreslënëse, duke dalë edhe nga pritshmëritë e kundërshtarëve.
“Abrashi e merrte gjithmonë topin dhe i detyronte të tjerët të bënin faull tek ai, pasi unë mendoj se ata nuk e shikonin fare, gjë që ishte mbreslënëse. Jam kaq i emocionuar që pas një kohe kaq të gjatë mungese që ka bërë, arrin të luajë në këto nivele”, u shpreh Streich. /Shqiperia.ch/